PATHEKSUAR mb. gjuh.

  • 1. Që nuk është i theksuar, që nuk ka theks. Zanore (rrokje) e patheksuar. Ë-ja e patheksuar.
  • 2. Që nuk i vihet në dukje gjatë të folurit me anë të zërit më të fortë ose të tonit me të ngritur rëndësia kuptimore etj. (për një fjalë a për një pjesë të fjalisë). Fjalët (pjesët) e patheksuara në fjali.