pathyer
PATHYER mb.
- 1. Që s'është i thyer. Xham (qyp) i pathyer.
- 2. Që s'është i palosur a i përkulur. Fletë e pathyer. Me gjunjët (me krahët) të pathyer.
- 3. Që është njësi me vlerë të madhe, i pashkoqur (për paratë). I kam të pathyera.
- 4. fig. Që nuk është thyer a nuk është mposhtur ndonjëherë, ngadhënjimtar. Armë të pathyera. Ushtri e pathyer.
- 5. Që s'mund të thyhet a të mposhtet, i pathyeshëm. Vullnet (guxim) i pathyer. Forcë (miqësi) e pathyer.