PATHYESHËM mb.

  • 1. Që nuk thyhet a nuk mund të thyhet, që s'mund të bëhet pjesë-pjesë, i fortë, jo i brishtë. Xham i pathyeshëm.
  • 2. Që nuk mund të epet, i papërkulshëm.
  • 3. fig. Që s'mund të thyhet, që s'mundet kurrë; që qëndron i patundur e i vendosur; i pamposhtur, i papërkulur. Ushtri e pathyeshme. Popull i pathyeshëm. Kala (kështjellë) e pathyeshme. Unitet i pathyeshëm. Miqësi e pathyeshme. Vullnet i pathyeshëm.