patologji
PATOLOGJI f. mjek.
- 1. Degë e mjekësisë, që studion shkaqet, shenjat e lindjes dhe të zhvillimit të sëmundjeve, si edhe ndryshimet që rrjedhin në organizëm nga këto sëmundje. Patologjia e përgjithshme. Patologjia e krahasuar. Patologjia e njeriut (e kafshëve).
- 2. Shenjat e para të një sëmundjeje, shkaqet dhe zhvillimi i saj. Patologjia e tuberkulozit.