patomë
PATOMË f.
- 1. Shualli i këmbës; shputa e këmbës. Patoma e këmbës. Iu mpi patoma. I ra me patomë.
- 2. Shputa e çorapit; copë sholle e hollë a diçka tjetër që shtrohet brenda në këpucë që të rrijë këmba mirë ose që të mos vritet shputa. Patoma e çorapit. Iu ça (iu shqua) patoma. Iu grisën patomat.
- 3. vjet. Dysheme. Patomë dheu. Ra mbi (në) patomë.