PATOS m.

  • 1. Gjendje e brendshme e një njeriu që është i mbushur me ndjenja të zjarrta a me frymëzim të lartë; ndjenjë e zjarrtë që e ngre peshë njeriun e frymëzuar nga një ide e madhe; shfaqja e jashtme e kësaj ndjenje a gjendjeje. Patos i lartë (i madh, i fuqishëm, revolucionar). Fjalë plot patos. Flet me patos.
  • 2. let. Frymëzimi emocional dhe tërësia e ndjenjave të ngritura, që përshkojnë një vepër letrare a artistike; idetë e larta e të zjarrta që përshkojnë veprën artistike ose ekzekutimin e saj. Patos ideor (patriotik). Patosi i veprës. I këndon me patos.