PATOZ m.

  • 1. Tokë e rrahur ose e ngjeshur me këmbë nga të ecurit; dysheme prej trualli e shtëpive përdhese ose e katit të parë. Patoz balte (argjile). Patozi i udhës. E shtriu në patoz. E bëri arën patoz e ngjeshi arën duke e shkelur ose duke ecur mbi të.
  • 2. Katua, ahur (zakonisht për bagëtitë). Doli nga patozi. E futi (e mbylli) në patoz.