PATRAZUAR mb.

  • 1. I papërzier me diçka tjetër. Qumësht i patrazuar (me ujë). Pleh i patrazuar (me dhe). Gëlqere e patrazuar (me rërë).
  • 2. Që s'është ngacmuar, që s'është vënë dorë mbi të, i paprekur, i pacenuar. Bukë e patrazuar. Gjellë e patrazuar. Është i patrazuar.
  • 3. Që nuk e ka trazuar njeri, që s'i kanë prishur qetësinë; që është a që bëhet pa shqetësime, pa kokëçarje etj.; i pashqetësuar, i qetë. Gjumë i patrazuar. Jetë e patrazuar. Vijoi udhën i patrazuar.