patriarkalizëm
PATRIARKALIZËM m.
- 1. hist. Sundim i plotë dhe i padiskutueshëm i burrit a i kryefamiljarit në familje ose në marrëdhëniet shoqërore gjatë patriarkatit. Mbeturina të patriarkalizmit.
- 2. keq. Pushtet i pakufizuar i burrit a i kryefamiljarit mbi gruan e mbi njerëzit e tjerë të familjes; qëndrim patriarkal a sjellje patriarkale e dikujt në shtëpi. Shfaqje (prirje) të patriarkalizmit.
- 3. Tërësia e zakoneve a e normave të vjetruara të sjelljes, të cilave u ka shkuar koha; mënyrë e vjetruar jetese; prapambetje në mënyrën e jetesës, në mënyrën e të menduarit etj. Lufta kundër patriarkalizmit.