PATRIOTIK mb.

  • Që lidhet me patriotizmin; që përshkohet nga patriotizmi, që shpreh patriotizëm, që bëhet me patriotizëm; që është karakteristik për patriotin; atdhedashës, atdhetar. Detyrë (ndjenjë) patriotike. Edukimi patriotik. Traditat patriotike. Këngë patriotike. Qëndrim patriotik. Shpirt patriotik. Frymë patriotike. Lëvizje (luftë) patriotike.