PATUNDUR mb.

  • 1. Që qëndron në të vetën pa u lëkundur, i paepur; që s'tutet, që s'i trembet syri. I patundur në mendimet (në bindjet) e veta. Qëndroi i patundur.
  • 2. I qëndrueshëm; që shfaqet a shprehet me vendosmëri e me siguri të madhe. Mendim i patundur. Qëndrim i patundur. Besnikëri (bindje, qëndresë) e patundur. Me besim të patundur. Në mënyrë të patundur.