PAUDHË m.

  • 1. euf. Djalli, qoftëlargu. Të marrtë i paudhi! mallk. I doli (iu shfaq) i paudhi. Ka të paudhin në bark ka djallëzi, është djallëzor.
  • 2. Njeri i paudhë; djalli, i mallkuari. Na dogji (na shkatërroi) i paudhi. Ç'bën ashtu, more i paudhë? Ku shkoi i paudhi? Theu qafën i paudhi.


PAUDHË mb.

  • 1. I prapë e i djallëzuar, që bën vetëm të këqija; që s'lë dy gurë bashkë, që s'vihet dot në udhë; i keq, i mallkuar. Djalë i paudhë. Njerëz të paudhë. Është bërë i paudhë.
  • 2. Që bëhet me djallëzi, që ka qëllime të këqija, djallëzore; që s'është e rregullt, që s'është e udhës, që s'lejohet; i padrejtë. Gjë (punë) e paudhë. Me mënyra të paudha.