pavëmendshëm
PAVËMENDSHËM mb.
- 1. Që nuk është i vëmendshëm, që nuk e ka mendjen në punë ose tek ajo për të cilën flitet, që s'e ndjek me vëmendje diçka; i papërqendruar; që nuk shpreh a nuk tregon përqendrim të vëmendjes. Nxënës i pavëmendshëm. Është i pavëmendshëm (në klasë, në punë).
- 2. Që nuk tregon vëmendje për dikë a për diçka; që nuk shpreh interesim; i pakujdesshëm. I pavëmendshëm ndaj kërkesave të dikujt. U tregua i pavëmendshëm me të.
- 3. Që bëhet pa kujdes e pa vëmendje; që s'është i vëmendshëm. Kontroll (vëzhgim, shqyrtim) i pavëmendshëm. Studim (lexim) i pavëmendshëm. Punë e pavëmendshme.