PAVENITUR mb.

  • 1. Që e ka a e ruan ende njomësinë e freskinë, që nuk është venitur (për lulet etj.). Lule e pavenitura.
  • 2. fig. Që s'e ka humbur shëndetin, forcën, gjallërinë, freskinë etj., që është në gjendje të mirë si edhe më parë (për njerëzit). Mbeti e pavenitur deri në moshë të thyer.
  • 3. fig. Që s'është zbehur a nuk është dobësuar aspak, që ka a ruan po atë forcë, po atë gjallëri, po atë shkëlqim, po atë hov etj., që s'është venitur (për një ndjenjë etj.). Shpresë (dashuri) e pavenitur. Gëzim i pavenitur. Shpirti i pavenitur i popullit.