pavijon
PAVIJON m.
- 1. Dhomë, sallë ose ndarje e veçantë, në një spital, sipas llojit të sëmundjeve dhe të mjekimeve që u bëhen të sëmurëve; repart. Pavijoni i patologjisë (i kirurgjisë). Mjeku i pavijonit. U shtrua në pavijonin e pestë.
- 2. Ndërtesë a sallë e caktuar për të paraqitur mallrat e prodhimet e ndryshme në një panair ndërkombëtar; vend i posaçëm, i përkohshëm ose i përhershëm, për paraqitjen e gjerave në një ekspozitë. Pavijonet e ekspozitës. Vizituan pavijonet. U hap (u mbyll) pavijoni.