PAVOLITSHËM mb.

  • 1. Që nuk përdoret dot me lehtësi, që nuk të volit (për një vegël, një mjet etj.). Vegël e pavolitshme.
  • 2. edhe fig. Që të pengon mjaft, që s'të lejon të lëvizësh a të veprosh me lehtësi; që vështirëson arritjen e diçkaje; i papërshtatshëm. Kushte të pavolitshme. Kohë e pavolitshme. Çast i pavolitshëm. Mot i pavolitshëm. Vend i pavolitshëm. Gjendje e pavolitshme.