pavrarë
PAVRARË mb.
- 1. Që nuk është dëmtuar, që s'është i vrarë (për pemë e perime). Mollë të pavrara. Ullinj të pavrarë. Patate të pavrara.
- 2. fig. Që nuk e ka lodhur a plakur, nuk e ka vrarë jeta, ose puna e rëndë, që ka pamje të shëndetshme, të freskët e është plot gjallëri megjithëse është në moshë të madhe, që nuk është plakur para kohe. Me fytyrë të pavrarë. Me trup të pavrarë. I ri dhe i pavrarë. Ishte në moshë të shkuar, por i pavrarë nga jeta (nga puna).
- 3. Që nuk ka përjetuar vuajtje, mundime, brenga etj., që s'është lënduar nga ndonjë dhembje e madhe shpirtërore etj. Me shpirt (me zemër) të pavrarë.
- 4. bised. Që nuk është rrahur për t'i marrë gjalpin, i parrahur, i pacenuar, i paprekur (për qumështin e bulmetin); i parrahur, i pashkelur (për një vend). Djathë i pavrarë djathë i bërë me qumësht, që nuk i është hequr gjalpi. Vend i pavrarë vend ku nuk ka shkelur njeri, vend i pashkelur a i pazbuluar nga njerëzit.