pazar
PAZAR m. bised.
- 1. Shesh i hapur ose ndërtesë e madhe njëkatëshe në qytet, ku shiten e blihen sende ushqimore, kafshë e mallra të tjera me pakicë; vend i posaçëm ku tregohet një lloj malli; treg. Pazari i vjetër (i ri). Pazari fshatar. Pazari i kafshëve (i bagëtisë, i drithit, i leshit, i druve). Në mes të pazarit. Në të prishur të pazarit në mbarim të pazarit, kur shitësit e blerësit fillojnë të ikin. E nxori (e shiti, e bleu) në pazar. Shkoi në pazar. U mbyll pazari.
- 2. përmb. Tërësi e njerëzve që shesin a blejnë në këtë vend; grumbull i madh e i çrregullt njerëzish. U mblodh pazari.
- 3. Biseda që bëjnë blerësi dhe shitësi për të rënë në ujdi për çmimin e mallit; marrëveshja që arrijnë ata për çmimin e mallit; çmimi i mallit; shitje dhe blerje mallrash, tregti. Pazar i mbarë! ur. Ditë pazari. Bënë pazar dhanë e morën me shitësin për çmimin e mallit. E preu (e këputi) pazarin e caktoi çmimin e fundit. S'jepte pazar fare nuk jepte asnjë çmim. I dha pazar i tha sa e shet ose sa e blen mallin. Nuk i iku pazarit të parë mbajti çmimin e parë. S'e zgjati pazarin. Sa e ka pazarin? Ra pazari ra çmimi i një milli. U hëngrën në pazar. Bëj pazarin dal në pazar e blej ç'më duhet. Me tëndin ha e pi e pazar mos bëj. fj.u.
- 4. vet. nj. vjet. Ditë e caktuar e javës kur fshatarët vinin në qytet për të blerë ose për të shitur. Pazari i madh (i vogël). Pazari i së enjtes (i së shtunës). Kur ishte pazari?
- 5. vet. nj. fig. Vend ku hyn e del kushdo, ku ka rrëmujë e zhurmë të madhe; rrëmujë ose zhurmë e madhe. U bë pazar. Pazar është këtu?
- Muhabete (muhabet) pazari diçka për të cilën flitet sot poshtë e përpjetë; thashetheme. S'e ha pazari nuk shkon, s'hahet. Hyri në pazar me dikë keq. shih te HYJ. Ka dalë fjala në pazar e kanë marrë vesh të gjithë, është përhapur fjala kudo, ka marrë dhenë fjala. Është portë pazari është llafazan i madh, merret shumë me thashetheme dhe nuk mban dot asgjë të fshehtë. E nxori në portë të pazarit dikë ia nxori të gjitha të fshehtat, ua tha të gjithëve ç'dinte për të. Ç'do dhelpra në pazar? shih te DHELP/ËR,~RA. Nuk humbi (s'u shua) pazari për gjilpëra fj. u. shih te HUMB. Hesapi i shtëpisë nuk del në pazar fj.u. shih te HESAP,~I.