pazbërthyeshëm
PAZBËRTHYESHËM mb.
- 1. Që nuk mund të ndahet në pjesët përbërëse, që s'mund të zbërthehet pjesë-pjesë, që s'është i zbërthyeshëm. Lidhje të pazbërthyeshme. tek.
- 2. kim. Që nuk mund të ndahet në përbërësit e vet me anë të një reaksioni kimik; që s'mund të shpërbëhet. Lëndë e pazbërthyeshme. Është i pazbërthyeshëm.
- 3. gjuh. Që ka trajtën e një njësie të vetme, e cila s'mund të ndahet a të zbërthehet në pjesë përbërëse pa humbur veçoritë sintaksore ose kuptimore. Shprehje e pazbërthyeshme. Togfjalësh i pazbërthyeshëm. Fjali e pazbërthyeshme.
- 4. fig. Që nuk mund të zbërthehet e të shqyrtohet me imtësi e nga shumë anë. Çështje e pazbërthyeshme. Është i pazbërthyeshëm.