PAZGJIDHSHËM mb.

  • 1. Që nuk mund të zgjidhet (për diçka që është e lidhur fort a si nyjë). Nyjë e pazgjidhshme. Lidhje e pazgjidhshme.
  • 2. Që është i lidhur ngushtë për dikë, që nuk mund të shkëputet nga ai; që karakterizohet nga një bashkim i fortë, i pandashëm. Miqësi (lidhje) e pazgjidhshme. Në mënyrë të pazgjidhshme.
  • 3. Që nuk ka një rrugëdalje, që s'mund të zgjidhet (për një çështje etj.). Problem i pazgjidhshëm. Detyrë (çështje) e pazgjidhshme. Kontradikta të pazgjidhshme. S'është i pazgjidhshëm.
  • 4. zyrt., drejt. Që nuk mund të prishet, të ndërpritet a të bëhet i pavlefshëm që nuk mund të lirohet nga lidhjet a nga detyrimet e mëparshme. Marrëveshje e pazgjidhshme. Martesa nuk është e pazgjidhshme.