PELË f.

  • Femra e kalit. Pela të egra. Pelë kërre (dori). Pelë pëlle. Hiqen pelat. Lidhi (lëshoi) pelën. Rri si pelë. keq. përton të bëjë punë; rri pa merak e pa kujdes, pa i njohur e zbatuar mirë rregullat e mirësjelljes (për gra e për vajza të rritura).
  • Një vrap pele shih te VRAP,~I. Një thelë sa për një pelë shumë shtrenjtë, sa frëngu pulën. Del si mëzi para pelës keq. shih te MËZ,~I. E zunë me pelë për dore e zunë duke vjedhur a në faj, e zunë me presh në duar. Çon një pelë e ha një thelë fj. u. harxhon shumë dhe fiton pak; i kushton shumë shtrenjtë diçka. Të jep një thelë e të merr (të rrëmben) një pelë keq. shih te THEL/Ë,~A.