pendë
Shqip
redaktoniEmër
redaktonipendë I f.
- kryes. Gypa të brirtë e të hollë, me push e me fije të imëta në të dyja anët, që mbulojnë trupin e krahët e shpendëve; pupël. Pendë të gjata (të bukura). Pendë pule (pate, palloi). Me pendë të ngritura. Pendët e krahut (e bishtit). Ua rrjepin pendët. Dikur shkruanin me pendë pate.
- shih PEN/Ë,~A.
- Fletë në pjesë të ndryshme të trupit të peshqve, e cila u shërben këtyre për të notuar. Pendë notuese. Penda e bishtit. Pendët e kurrizit (e barkut).
- Fletë të një vegle a mekanizmi; rrotë me shumë fletë të tilla, që rrotullohet nën veprimin e ujit dhe vë në lëvizje gurët e mullirit. Penda rrotullohej shpejt. S'kthehej me penda.
- përd. mb. Shumë i lehtë. Ishte pendë.
- përd. ndajf. Shumë (me mbiemrin «i lehtë»). Pendë i lehtë (i lehtë pendë).
- I ranë pendët (puplat, fletët) dikujt mospërf.
- a) s'ka më atë pushtet a fuqi që kishte, s'i shkon më fjala, ra nga fiku;
- b) nuk mburret më si përpara, i ra hunda, u shtrua. I uli pendët (puplat)
- a) i ra inati, u zbut;
- b) i ranë pendët. I dolën pendët (puplat) dikujt shih te PUP/ËL,~LA. Ia la pendët (puplat) dikujt iron. i iku papritur a fshehurazi nga dikush dhe as që u bë merak për të, i iku nga duart papritur dhe e la me gisht në gojë; mori ç'mundi, përfitoi sa mundi prej dikujt e iku papritur. Na la pendët (shëndetin) dikush shih te LË. S'e prek dot as me pendë (as me pupël) dikë shih te PUP/ËL,~LA. Kjo është (kësaj i thonë) tre qe e dy pendë kjo është punë që nuk bëhet, që nuk ka si rregullohet. Sa të zbardhet penda e korbit shih te KORB, ~I
pendë II f.
- 1. Një çift qe, buaj etj. si kafshë pune. Një (dy) pendë qe (buaj, kuaj). Nget pendën.
- 2. Sipërfaqe toke sa mund të lërohet me një çift qe brenda një dite. Kishte një pendë tokë. I mbeti edhe një pendë për të lëruar.
pendë III f.
- Cfrat i ngritur me gardh e me dhe, me zhavorr ose me gurë anës lumenjve a përrenjve ose gjatë bregut të detit, të liqenit etj. për të penguar vërshimin e ujërave; digë. Pendë e lartë. Pendë lumi (liqeni). Mbrohet me pendë.