pendëkaposh
PENDËKAPOSH m. bot.
- 1. Bimë barishtore shumëvjeçare, me degë të holla që kanë në krye kallinj të vegjël me fara me majë të hollë e me gjemba të kthyer së prapi, të cilët ngjiten në leshin e dhenve ose futen në lëkurën e kafshëve dhe mund të shkaktojnë plagë të rëna.
- 2. Bimë barishtore shumëvjeçare, që rritet nëpër shpate malesh, në toka shkëmbore e gëlqerore dhe që ka një tufë gjethesh të dendura afër rrënjës.