PENDAR m.

  • 1. Ai që lëron tokën me qe, ai që nget pendët në arë. Pendarët e kooperativës. Punoi si pendar.
  • 2. Ai që ruan vreshtat e arat, rojë vreshtash, vreshtar, bekçi. Pendari i fshatit. I ruan pendari.
  • 3. hist. Çifçi.
  • Pendari i ruan vreshtat fj. u. thuhet për të theksuar se dikush nuk i shkel rregullat jo sepse është i ndërgjegjshëm, po sepse ka frikë se mos e shohin a mos e kontrollojnë, frika i ruan vreshtat.