PENGESË f.

  • 1. Gjë që i zë rrugën dikujt a diçkaje dhe e ndalon atë ose ia vështirëson lëvizjen, diçka që pengon kalimin a lëvizjen. Pengesë natyrore (ujore). Hasi rrugës në mjaft pengesa.
  • 2. sport. Parmak, ledh, mur, gardh, lumë etj. që duhet kaluar a kapërcyer gjatë një gare. Vrapim me pengesa.
  • 3. fig. Diçka që pengon kryerjen e një pune ose arritjen e një qëllimi; diçka që e ndalon, e vonon ose e vështirëson plotësimin e një pune, të një detyre etj.; vështirësi. Pengesa kryesore. Pengesa të mëdha (të vogla, të shumta). U bë pengesë. Hasi pengesa. Sjell pengesa. Kapërceu pengesat. S'ka pengesa. S'na ndalin dot pengesat.
  • 4. Pengore, pengojcë.