PENGOJ I kal.

  • 1. I dal përpara dikujt a diçkaje dhe s'e lë të lëvizë më tej, i zë rrugën; e ndaloj ose e vonoj lëvizjen e dikujt a të diçkaje.
  • 2. I lidh kafshës këmbët e para që të mos largohet nga vendi ku kullot. Pengoj kalin (viçin).
  • 3. fig. I nxjerr pengesa dikujt a diçkaje; nuk e lë të bëhet a të zhvillohet diçka, e pengoj, e vështirësoj a e ndaloj diçka; bëhem pengesë për dikë a për diçka. Pengon zhvillimin (përdorimin, shfrytëzimin, arritjen) e diçkaje. Asgjë s'e pengon revolucionin.


PENGOJ II kal.

  • Lë peng diçka; kund. shpengoj (në vendet me sistem shfrytëzues). Pengoi shtëpinë.