pengore
PENGORE f.
- 1. Litar me të cilin i lidhim dy këmbët e para kafshës që të mos largohet nga vendi ku kullot. Pengore kuajsh. I vuri (i zgjidhi, ia hoqi) pengoren. Iu këput pengorja. Ecte me pengore në këmbë.
- 2. Hu i gjatë e i fortë që futet nga lart në fletët e pendës së mullirit për të ndaluar rrotullimin e saj. Hoqi pengoren e lëshoi mullirin. E ndalin pendën me pengore.