PENGUES mb.

  • 1. Që i del përpara e i zë rrugën dikujt a diçkaje, që e pengon kalimin ose lëvizjen më tej. Pjesë (vegël) penguese. Mjet pengues.
  • 2. Që pengon kryerjen e një pune ose arritjen e një qëllimi, që e ndalon, e vonon a e vështirëson përfundimin e diçkaje. Rol (qëndrim) pengues. Veprime penguese.


PENICILINË f. farm.

  • Antibiotik i fortë, që nxirret nga disa lloje kërpudhash mykore dhe që përdoret për mjekimin e disa sëmundjeve të rënda e ngjitëse; bised. sasi nga ky antibiotik që shtihet në trup me një gjilpërë. Prodhimi i penicilinës. Shishe (ampulë) peniciline. E mjekoi me penicilinë. Bëri një penicilinë.