PERÇE I f. bised.

  • 1. Balluke. Preu perçen.
  • 2. vjet. Tufë flokësh të gjatë që linin burrat në majë të kokës; flokë tepër të gjatë e të lëshuar mbi supe (për burrat). Djalë (burrë) me perçe të zezë (me perçe të artë ). Krihte perçen. E ka lëshuar perçen.
  • 3. Tufë qimesh të gjata që kanë disa kafshë në qafë; jelja e kalit (e luanit). Tundi (shkundi) perçen.
  • 4. Xhufka e misrit.


PERÇE II f.

  • Pëlhurë e zezë dhe e hollë me të cilën gratë myslimane në disa vende mbulojnë fytyrën që të mos i shohin të tjerët (më parë edhe në disa vise të Shqipërisë); lloj nape e zezë. Mbuloheshin me perçe të zezë. S'dilnin pa perçe. Gratë tona i hoqën perçet njëherë e përgjithmonë.