PERGAMENË f.

  • 1. Lëkurë kafshësh (dhie, keci, qengji etj.) që përpunohej posaçërisht dhe përdorej për të shkruar në të (para se të shpikej letra); lëkurë e tillë me shkrimet mbi të; dokument a libër i shkruar në këtë lëkurë. Pergamenë e vjetër (e vyer). U gjet një pergamenë. Shkruanin në pergamenë. Lexoi pergamenën.
  • 2. Lëkurë e tillë, e përpunuar që përdoret për të lidhur libra.
  • 3. përd. mb. Që është e trashë dhe e marrët si pergamenë dhe që nuk përshkohet nga uji etj. (për një lloj letre). Mbështjellë me letër pergamenë.