PERIFRAZË f.

  • 1. Grup fjalësh ose fjali që shpreh diçka, e cila mund të jepej më shkurt ose me një fjalë.
  • 2. let. Shprehje a grup fjalësh që përdoren në vend të emrit të një njeriu, të emërtimit të një sendi, të një dukurie etj. për të nxjerrë në pah shenja të qenësishme, tipare, veti a cilësi të tyre ose për të paraqitur në mënyrë të gjallë e më artistikisht figurën e tyre.