perime
PERIME f. vet.
- Emërtim i përgjithshëm për bimë barishtore të mbjella si qepët, spinaqi, lakrat, domatet, specat, bamjet, barbunjat, patatet, karotat etj., pjesët e të cilave (fryti, gjethet, zhardhoku, rrënjët, kërcelli) përdoren për të bërë gjellë, sallatë etj. Perime të freskëta ( të njoma, të thata). Perime dimërore (të hershme, pranverore, verore). Vlera ushqimore e perimeve. Përdorimi i perimeve. Lëng perimesh. Gjellë (supë, sallatë) me perime.
- Perime gjethore shih te GJETHOR,~E.