PERSPEKTIVË f. libr.

  • 1. Vizatimi i një sendi mbi një sipërfaqe të rrafshët në mënyrë të tillë, që të japë përshtypjen e përmasave të tij, të vëllimit, të lartësisë etj.; figurë e bërë në këtë mënyrë. Perspektiva e një rruge (e vijës hekurudhore). Pamjet e perspektivës. E vizatoi në perspektivë.
  • 2. fig. E ardhmja e dikujt a e diçkaje; e ardhme e diçkaje; mundësi të mira zhvillimi e përparimi në të ardhmen. Perspektiva të mëdha (të gjera, të shkëlqyera, të ndritura). Perspektivë e afërt (e qartë). Perspektiva e zhvillimit të industrisë (të bujqësisë, të shkollës). Njeri me perspektivë. Detyrat (kërkesat) e perspektivës. Hap (çel) perspektiva (të reja). Ka perspektivë. Punon me perspektivë.