PESËMBËDHJETË num. them.

  • 1. Numri që vjen menjëherë pas katërmbëdhjetës, që shënon një sasi të barabartë me katërmbëdhjetë edhe një. Pesëmbëdhjetë burra (gra). Pesëmbëdhjetë minuta. Pesëmbëdhjetë vjet.
  • 2. përd. num. rresht. I pesëmbëdhjetë. Ndërtesa (dhoma) pesëmbëdhjetë. Në kilometrin pesëmbëdhjetë. Në faqen pesëmbëdhjetë.


PESËMBËDHJETË num. rresht.

  • 1. Që i përgjigjet numrit pesëmbëdhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj. Radha e pesëmbëdhjetë. Dita e pesëmbëdhjetë.
  • 2. përd. em. f. Një nga të pesëmbëdhjetë pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e pesëmbëdhjeta.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të numërorit rreshtor. Doli i pesëmbëdhjeti.