pesësh
PESËSH m. vjet.
- Monedhë e vjetër turke me vlerë prej pesë parash. Erdhi pa një pesësh. S'kishte asnjë pesësh në xhep ishte pa një lek në xhep, s'kishte asnjë dysh.
- S'vlen asnjë pesësh, s'vlen fare, s'bën asnjë grosh.
PESËSH mb.
- 1. Që përbëhet nga pesë njësi ose që ka një pjesë me pesë njësi. Strofë pesëshe. let. strofë me pesë vargje.
- 2. Që ka përmasa ose vlerë prej pesë njësish; që nxë pesë njësi të caktuara. Gozhdë pesëshe gozhdë e gjatë pesë centimetra.