PESHË f.

  • 1. Rëndimi i një trupi në krahasim me të tjerë, që matet me një njësi të caktuar; sa rëndon një trup a një send. Pesha e një sendi. Peshë neto (bruto). Me peshë dhjetë kilogramë. Ngritje peshash. sport. Ngritës peshash. sport. Ka peshë të madhe (të vogël). Mat (kontrolloj) peshën e diçkaje. Hante (vidhte) në peshë. Shitet me peshë shitet diçka duke e peshuar dhe jo me copa. Ra nga pesha dikush u dobësua ca. Humbi në peshë u dobësua e u bë më i lehtë, peshon më pak.
  • 2. spec., Shtypja, që shtron një trup mbi një tjetër për shkak të forcës tërheqëse të Tokës, të masës dhe të vetive të lëndës që e përbën atë trup; veti e përhershme e trupave që bien poshtë për shkak të rëndesës. Pesha specifike. fiz. pesha e një trupi ose e një lënde, e krahasuar me peshën e një vëllimi të barabartë uji të pastër në temperaturën 4 shkallë celsius. Pesha atomike fiz. pesha e atomit të një elementi e krahasuar me atë të atomit të hidrogjenit që merret si bazë. Pesha molekulare. fiz. shuma e peshave atomike të elementeve që përbëjnë molekulën e një trupi. Pesha e një trupi. Ushton një peshë. Shtyllat që mbajnë peshën e godinës.
  • 3. Ngarkesë, barrë. Peshë e madhe (e rëndë, e lehtë). Ka peshë. Ia lehtësoi peshën e punës. E ka peshë mbi supe.
  • 4. fig. Vëllimi dhe rëndësia e një pune; detyrë që i ngarkohet dikujt dhe që kërkon mund për t'u kryer; përgjegjësi, barrë. Pesha kryesore bie mbi të. Mbajti një peshë të madhe (në një punë, në një luftë etj.) Mbante peshën kryesore. Ia lehtësoi peshën e punës. E ka peshë mbi supe.
  • 5. fig. Diçka e vështirë a e rëndë për ta duruar ose për ta përballuar; barrë. Pesha e viteve (e moshës). Nën peshën e rëndë të sëmundjes ( të vuajtjeve, të varfërisë). Pesha e shtypjes dhe e shfrytëzimit nga klasat shfrytëzuese. Qe një peshë e madhe për të.
  • 6. fig. Vendi që zë diçka midis gjërave të tjera të ngjashme ose të afërta me të; vlera a rëndësia që ka dikush a diçka në një grup a mjedis, në një kohë etj. Kulturë bujqësore (prodhim) që ka (që zë) peshën kryesore. Pesha (specifike) e popullsisë qytetare kundrejt numrit të përgjithshëm të popullsisë. Pesha e dikujt në një punë (në një ngjarje, në një kohë etj.). Njeri me peshë. Fjalë me peshë. I ka peshë fjala.
  • 7. bised. Një copë metali me masë të caktuar, që vëmë në njërën anë të peshores për të matur rendimin e një sendi ose të një malli, gur peshoreje; peshore. Peshë dykilëshe. Vuri peshën në kandar. E vuri në peshë. I ishte prishur pesha.
  • 8. Gur a send tjetër i rëndë, të cilin e flakim me forcë për të goditur një shenjë. Gjuante me pesha.
  • 9. sport. Grup kategori që përfshin mundësit, boksierët ose ngritësit e peshave me trup të njëjtë. Peshë e rëndë (e lehtë, e mesme). Pesha e këndesit (e mizës, e pulës). vjet.
  • Peshë e gjallë shih te GJALLË (i,e) 2. Peshë e vdekur shih te VDEKUR (i,e). Është pesha e dheut dikush është njeri me shumë rëndësi a njeriu më i rëndësishëm në një vend. Ka qenë peshë e madhe dikush ka qenë njeri me shumë rëndësi, ka qenë njeri me zë. Nuk ngre (nuk çon) kandar (peshë) edhe poh. shih te KANDAR,~I. Vë në peshë e shoh dhe e shqyrtoj diçka nga të gjitha anët, e vlerësoj duke marrë parasysh edhe të mirat edhe të këqijat, i peshoj të gjitha. Besa e burrit, pesha e gurit fj. u. shih te BES/Ë,~A. Fjala e burrit, pesha e gurit fj. u. burri kur e jep fjalën nuk e luan. Hedh peshën (gurin) e fsheh dorën shih te HEDH.


PESHË ndajf.

  • Duke e ngritur në njëfarë lartësie nga toka, peshimthi, trupthi. Mbaj peshë. Ngre (çoj) peshë dikë a diçka e ngre lart në ajër, duke e shkëputur nga toka, zakonisht me duar.
  • Ngre (çoj) peshë dikë e nxit për diçka, i jap zemër dhe e bëj të ngrihet e të veprojë me vrull; e ngre më këmbë. Ngrihet (çohet) peshë ngrihet më këmbë menjëherë me vrull për të bërë diçka; nxitet për veprim. Ngre (çoj) peshë (mendjet, zemrat) nxit që të punojnë a të veprojnë me të gjitha fuqitë që kanë, u jap guxim e veprim për të kryer diçka. I çoi peshë zemrën dikujt e mallëngjeu, e preku thellë në zemër.