peshkatore
PESHKATORE I f.
- Anije e ndërtuar dhe e pajisur posaçërisht për peshkim. Ndërtimi i peshkatoreve të reja.
PESHKATORE II f. tek.
- Shtagë e gjatë e metalta, me majë të kthyer si grep, e cila përdoret për ta nxjerrë nga toka pjesët e këputura të gypave që janë futur gjatë shpimeve të puseve të naftës. Kunja për peshkatore. Nxjerr me peshkatore.