PESHKOJ kal.

  • 1. Zë peshk me mjete ta ndryshme, gjuaj peshk. Peshkojnë me grep (me rrjetë). Peshkojnë ngjala
  • 2. fig. bised. edhe iron. Gjej një njeri a diçka që më hyn në punë duke kërkuar andej-këndej, zbuloj atë që më duhet; përpiqem të gjej e të marr diçka për vete me dinakëri ose me shkathtësi; gjuaj. Nga e peshkove atë njeri? E peshkoj për vete.
  • Peshkon në ujë të turbullt (në ujëra të turbullta) keq. punon tinëz, vepron në mënyrë jo të ndershme, duke u munduar të përfitojë nga vështirësitë në të cilat gjendet dikush, një vend etj.; e turbullon një gjendje me qëllim që të nxjerrë përfitime.