PESHLI f.

  • 1. Xhamadan burrash me mëngë të çara nën sqetulla, që zakonisht nuk vishen, por rrinë varur (në veshjet kombëtare); mëngore. Peshli e qëndisur. Peshli me kadife të kuqe. Peshlia nuk mbërthehej përpara.
  • 2. Veshje e sipërme grash, e gjatë deri në bel, me mëngë të gjata e të gjera (në veshjet kombëtare). Peshli prej shajaku. Me peshli të kuqe.
  • 3. Veshje e sipërme foshnjash, zakonisht prej fanellate, e qepur si bluzë e me mëngë. I veshi peshlinë. E nxori foshnjën pa peshli.