PESHQIR m.

  • 1. Copë e trashë katërkëndëshe prej pambuku, e butë, me push e me thekë, që e përdorim për të fshirë fytyrën, duart a trupin pasi lahemi. Peshqir i butë (i ashpër). Peshqir i madh (i vogël). Peshqir me vija (me lule, me thekë). Peshqir duarsh. I fshij duart (këmbët) me peshqir. Mbështjell kokën (qafën) me peshqir.
  • 2. anat. Cipë e hollë dhjami, që mbështjell zorrët ose plëndësin nga jashtë, riza e zorrëve ose e plëndësit. I heq peshqirin plëndësit.
  • 3. krahin. Përparëse katrore grash. Vuri peshqirin.
  • 4. krahin. Pecetë; mësallë. Fshiu buzët me peshqir. I mblodhi në peshqir.
  • Hyr e dil e tund peshqirin mospërfill. shih te HYJ.