peshtamall
PESHTAMALL m.
- 1. Peshqir i madh. Ishte mbështjellë me peshtamall.
- 2. Shami e madhe, të cilën gratë e përdorin për të mbuluar kokën ose e hedhin krahëve si shall.
- 3. Përparëse; bohçe e endur në tezgjah. Peshtamall i bardhë (me katrorë, bojë qielli).
- 4. Rizë e bardhë që berberi ua lidh në qafë ose ua vë përpara atyre që qeth a rruan. I vuri peshtamallin.