PESIMIZËM m.

  • Qëndrim plot mërzi e trishtim, që shpreh pasiguri për jetën, mosbesim në vetvete tek të tjerët ose për të ardhmen; prirje për të shikuar në çdo gjë para së gjithash anët e këqija, dobësitë, të metat, vështirësitë e pengesa dhe për të mos parë anët e mira, mundësitë e zgjidhjes së çështjeve e të ecjes përpara; kund. optimizëm. I ka pushtuar pesimizmi. Ranë në pesimizëm. Ndjellin pesimizëm. E shihnin me pesimizëm jetën.