petrit
PETRIT m. zool.
- 1. zool. Shpend grabitqar i ngjashëm me skifterin, me kurrizin të murrmë a të hirtë, me barkun të bardhë e me këmbët të verdha, që ka sqep të kthyer dhe thonj e krahë të fuqishëm; sokol. I shpejtë si petrit.
- 2. fig. Djalë a burrë i ri, trim, i fuqishëm, i shkathët e guximtar. Petritët e nënave. Ishte petrit (petrit me fletë). Ra dëshmor një petrit.
- 3. fig. Përd. mb. sipas kuptimit 2 të emrit. Djem (burra) petritë.