pezëm
PEZËM m.
- 1. Mahisje e një plage, malcim, pezmatim. Mori pezëm plaga u mahis, u pezmatua plaga.
- 2. fig. Pezmatim; gjendje e acaruar në marrëdhëniet ndërmjet dy njerëzve a dy palëve; grindje. Mori pezëm kundër tij. E mbylli në zemër pezmin. Foli i shtyrë nga pezmi. I ziente pezmi në kraharor. U ka hyrë pezmi.