PICKOJ kal.

1. I kap mishin dikujt me gishtin e madh të dorës e me treguesin dhe ia shtrëngoj deri sa t'i dhembë; ia shtrëngoj fort mishin me diçka (me darë, me pincë etj.). E pickoi lehtë. E pickoi në krah.

2. E shpoj me një send me majë të mprehtë, e humboj. E pickoi me gjilpërë. E pickoi bleta (mushkonja, grerëza). E pickoi gjarpri. Të pickon me sqep.

3. muz. E bëj të dridhet një tel violine, mandoline etj. duke e kapur me gishtin e madh dhe me treguesin.