pihem
PIHEM vetv.
1. Pi raki, verë etj. dhe dehem. Ishte pirë dhe mezi ecte.
2. pavet. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më pëlqen ose dëshiroj të pi diçka. Më pihet ujë. S'më pihet asgjë.
3. vet. veta III. Mund të përdoret për ta pirë, nuk të dëmton po ta pish, është i pijshëm; mund të pihet, i ka cilësitë më të domosdoshme që e bëjnë të pijshëm. A pihet ai ujë? Ky ujë nuk pihet. A pihet kjo verë.
4. Pës. e PI.