pije
PIJE f.
1. Lëng që përmban alkool (si rakia, vera, konjaku, likeri etj.) e që përdoret për t'u pirë; lëng i veçantë i përgatitur për t'u pirë. Pije alkoolike. Pije freskuese. Pije e ëmbël. bised. liker. Dyqan pijesh.
2. bised. Gjendja e dikujt që ka pirë shumë raki, verë etj.; dehje, të dehurit. Mezi i doli pija.
3. Vesi i atij që pi shumë raki, verë etj. Vesi i shëmtuar i pijes. E mori më qafë pija. Ishte dhënë pas pijes.