pik
PIK kal.
1. Ngjit me kallaj një enë metalike të shpuar, zë me kallaj vrimat e një ene; kund. shpik. Pik kazanin (tiganin). E piku me kallaj.
2. Rregulloj çatinë e një shtëpie që të mos pikojë, zë pikat e çatisë. Piku shtëpinë (çatinë).
3. Spërkat; lag; lyej me diçka. Pik dhomën me gëlqere.
4. jokal. vet. veta III. Le të rrjedhë, nuk e mban ujin që ka brenda; nuk e mban shiun; pikon, rrjedh pikë-pikë. Pik çatia e shtëpisë. Pik shtamba. Pikte gjak plaga. I piknin lotët nga sytë.
5. jokal. vet. veta III. Bie menjëherë drejt e në tokë nga vendi ku ishte i ngjitur a ku rrinte varur (zakonisht për kokrrat e pemëve). Piku mollët nga pema. Piku dardha (kumbulla). Pikën lëndët e dushkut.
6. fig. I shkaktoj dikujt një hidhërim të thellë, e pikëlloj. E piku në zemër vdekja e vëllait (e vajzës). E piku malli për vendlindjen (për fshatin).
7. jokal., vet. veta III. Hyn; fillon, nis. Që kur piku dita (mëngjesi). Që kur piku vera (dimri).