pikëpyetje
PIKËPYETJE f.
1. gjuh. Shenjë pikësimi, që përbëhet nga një vijë e përdredhur si grep me një pikë përposh (?) dhe që vihet në fund të një fjalie pyetëse ose të një ndajfoljeje përemërore pyetëse.
2. fig. Punë a çështje ende e paqartë ose e dyshimtë, që kërkon përgjigje; diçka që nuk dihet si do të përfundojë. Pikëpyetje shqetësuese. Ka shumë pikëpyetje. E mundonte një pikëpyetje.
- E vë në pikëpyetje diçka (i vë një pikëpyetje diçkaje a dikujt) e bëj të pasigurt zgjidhjen e diçkaje, e vë në dyshim; e quaj të dyshimtë dikë a diçka.