pikërisht
PIKËRISHT pj.
Përdoret pranë një fjale, një togfjalëshi a një fjalie për të përcaktuar më mirë një rrethanë, vend, kohë, mënyrë etj., për të saktësuar praninë e një njeriu a të një sendi etj.; bash, mu, tamam. Pikërisht në atë vend (në atë kohë). Pikërisht kur erdhët ju (kur u nisën ata). Pikërisht në orën gjashtë. Ishte pikërisht ai. Cili pikërisht? Çfarë gjëje pikërisht? Ngjarjet u zhvilluan pikërisht siç ishin parashikuar.